Parada e LGBT, Adelina Ismaili: Këta njerëz kanë këllqe më shumë se 90% i mentalitetit

Parada e LGBT, Adelina Ismaili: Këta njerëz kanë këllqe

 Me moton, “Në emër të lirisë”, pjesëtarët e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor), mbajtën Paradën e Krenarisë në Prishtinë me 10 tetor.

Këtë vit, u vu re prezenca e artistes së vetme në paradë, Adelina Ismaili. Në një intervistë për "Prive", ajo zbuloi se ishte pjesë e kësaj pasi mbështet dashurinë dhe mentalitetin e tyre.

"Është komuniteti i vetëm që e sfidon cdo gjë që të keqe që ndodh te ne. Guxojnë të tregojnë fshehtësitë e tyre më të mëdha dhe e duan dashurinë, e pranojnë ashtu sic është. Kanë këllqe më shumë se 90% se mentaliteti tjetër këtu. I mbështes se e kam një farë bindje personale që më ka reflektuar në karrierë që fshehtësia është nëna e të zezave", tha Adelina.

EMISIONET