Para të burgosurve për ndikim tek gjyqtarët, arrestohet polici në Burrel

Para të burgosurve për ndikim tek gjyqtarët, arrestohet polici

Një oficer policie i burgut të Burrelit ka përfunduar në pranga e kolegëve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, nën akuzën e korrupsionit.

Në pranga ka përfunduar Albert Patushi, 45 vjeç, lindur dhe banues në Burrel, i cili aktualisht mbante detyrën e Specialistit të Trupës pranë Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Burrel.

Shtetasi Alberd Patushi duke përfituar nga pozicioni i punës iu ka marrë disa të dënuarve në IEVP Burrel shuma të konsiderueshme parash, duke iu premtuar atyre ndikimin tek funksionarë të sistemit të drejtësisë, për të fituar lirinë në mënyrë të kundraligjshme.

Ndalimi i tij sipas Ministrisë së Drejtësisë, është bërë më 6 korrik 2018, në orën 21, pas një hetimi 3 mujor në funksion të procedimit penal të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë.

Materialet hetimore do t’i kanë kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme.

EMISIONET