I përballur me rënien e ndjeshme të lirës, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se një vend i fortë duhet të jetë i përgatitur për çdo situatë që të mund të garantojë një paqe të gjatë. “Sekreti i suksesit të shteteve, nëse ato duan paqe, qëndron në gatishmërinë për luftë në çdo moment. 

Ne jemi gati, me çdo gjë që kemi”, deklaroi Erdogani në një konferencë të ambasadorëve në Ankara. Ai përdori një shprehje të Mustafa Qemal Ataturk, themeluesi i republikës së Turiqsë moderne dhe sekulare, i cili thoshte: “paqe në shtëpi, paqe në botë”, raporton atsh.

 “Ngacmimet nga sistemi botëror nuk mund të shkelin brutalisht arritjet tona që janë fituar nëpërmjet gjakut”, theksoi presidenti turk.

/Ora News.tv/