Papa Françesku: Mos kini frikë gjatë Pashkëve dhe të ndalojmë prodhimin e armëve

Papa Françesku: Mos kini frikë gjatë Pashkëve dhe të

Papa Françesku u tha njerëve që të mos kenë frikë,gjatë mbajtjes së një Vigjilje të Pashkëve mbrëmjen e djeshme në një bazilikë të zbrazët të Shën Pjetrit të Shtunën.

Duke cituar Jezusin në ringjallje, Papa Françesku tha: "Mos kini frikë, mos i jepni frikë. Ky është mesazhi i shpresës. Ai na drejtohet sot. Këto janë fjalët që Zoti na përsërit më shumë këtë natë."

Vigjilja, ku zakonisht ndiqet nga mijëra njerëz, këtë herë u zvogëlua për shkak të masave që janë marrë kundër koronavirusit.

Papa gjithashtu foli kundër tregtisë së armëve: "Le të heshtim klithmat e vdekjes, jo më luftërat! Mund të ndalojmë prodhimin dhe tregtinë e armëve, pasi kemi nevojë për bukë, jo armë."

                                                                                                                                                                            

EMISIONET