Papa apelon mafian në Siçili: "Konvertohuni në të krishterë ose do të humbni"!

Papa apelon mafian në Siçili: "Konvertohuni në të

Homelia e Meshës së Papës Bergoglio, kushtuar të lumit don Pino Puglisi, në 25-vjetorin e vrasjes së tij nga mafiozët, nuk mund të mos ishte një thirrje kundër kriminalitetit të organizuar.

Në vazhdën e thirrjeve të papëve të mëparshëm, sidomos të asaj të shën Gjon Palit II, edhe Papa Françesku e ngriti zërin, sot paradite, në Foro Italico-n e Palermos, së mbushur plot.

E gjatë kremtimit solemn tё meshёs, nё tё cilёn sipas autoriteteve lokale morën pjesë mbi 100.000 besimtarë, ditën e vizitës në Sicili nё përkujtimin liturgjik tё tё Lumit dom Pino Puglisi vrarë nga mafia, Papa Françesku i qortoi mafiozёt tё heqin dorё nga veprimet kriminale dhe bindjet e tyre.

"Mjaft, hiqni dorё e mos mendoni për veten tuaj dhe paratë tuaja, kthehuni kah Zoti i vërtetë i Jezu Krishtit . Kushdo e urren vëllain e vet dhe thotë se e do Zotin, është gënjeshtar sepse e përgënjeshtron fenë e tij qё thotë se ka, fe që rrëfen e beson nё Zotin-dashuri".

Duke u nisur nga këto fjalë, të shqiptuara në predikimin e tij gjatë Meshës në Foro Italico, nё përkujtimin liturgjik tё tё Lumit dom Pino Puglisi, Papa Françesku ripohoi dënimin e tij të fuqishme të mafies. "

"Fjala urrejtje, tha Papa posa mbërriti në Palermo pas transferimit me helikopter nga Piazza Armerina, duhet të fshihet nga jeta e krishterë".

"Nuk mund të besosh në Zotin dhe të dhunosh e përbuzësh vëllain tёnd. Nuk mund të besosh në Zotin e të jesh mafioz. Kush është mafioz nuk jeton si i krishterë, sepse blasfemon me jetën e vet kundër emrit të Zotit-dashuri… Prandaj, mafiozëve u them: ndryshoni! Mos mendoni më për veten tuaj e për paratë, kthehuni kah Zoti i vërtetë i Jezu Krishtit! Përndryshe, vetë jeta juaj do të humbet e ky do të jetë më i keqi i dështimeve”.

EMISIONET