Paolo Scaroni flet për herë të parë si presidenti i Milanit, zbulon synimet

Paolo Scaroni flet për herë të parë si presidenti i Milanit,

Presidenti i ri i Milanit, Paolo Scaroni ka folur për herë të parë pasi u emërua si president i përkohshëm në klub. Menjëherë pas marrjes së postit, Scaroni ka premtuar një skuadër fituese në të ardhmen.

“Për mua është një nder i madh dhe ishte një nder i madh për Roberto Cappelli., Unë kam qenë gjithmonë një milanist. Eshtë një nder! Jam i lumtur që jam këtu dhe deklaroj se asambleja ka përfunduar “,-ka thënë ai.

Scaroni ulet në këtë post pas largimit të shoqërisë kineze, më në krye Li Yonghong, me këtë të fundit që nuk arriti të shlyejë borxhin ndaj Fondit amerikan të zhvillimit Elliott duke humbur kështu aksionet tek kuqezinjtë.



EMISIONET