Panucci: Ndryshimi për kombëtaren ka filluar, do afrohen lojtarët cilësorë

Panucci: Ndryshimi për kombëtaren ka filluar, do afrohen lojtarët

Në konferencën e fundit për mediat në këtë vit kalendarik, trajneri i skuadrës tonë përfaqësuese Christian Panucci ka prekur disa tema. Fillimsht tekniku i kuqezinjve nënvizoi se tashmë ka nisur ndryshimi për kombëtaren dhe se do të afrohen shumë lojtarë të rinj që kanë cilësi. 44 vjeçari konfirmoi edhe me batuta admirimin e tij për Naser Alijin, pavarësisht se mbrojtësi aktualisht është pa skuadër

“Më është dashur të ndryshoj. Shpresoj të kem të njëjtat rezultate si paraardhësi im. Në pjesën e parë me Turqinë u pa një ndryshim për mirë. Duhet të punojmë mirë, me seriozitet e besim pa u dorëzuar. Do të jemi një skuadër që di të luajë futboll. Do të afrohen edhe lojtarë të tjerë me cilësi sepse ka vërtetë futbollistë të artë. Portat e përfaqësues janë të hapura për të gjithë. Do afrojmë edhe futbollistë të therë. Alijin do e grumbulloj edhe në Mars, madje eshe nëse nuk ka skuadër. Më pelqen Aliji, skam çfarë bëj."

Trajneri i kombëtares foli edhe në lidhje me mënyrën se si lojtarët e dëmtuar duhet të paraqiten në grumbullim, pra çdo futbollist që ka probleme fizike duhet të paraqesë çertifikatë të rregullt mjekësore nga klubi  ku luan, ç'ka të  vërtetojë se lojtari nuk është i disponueshëm

"Një lojtar kur vjen në kombëtare i dëmtuar do të paraqesë çertifikatën e mjekut të klubit dhe jo një letër çfarëdo por një çertifikatë të rregullt. Më pas, nëse gjithçka është në rregull me çertifikatën mund të largohen nga grumbullimi. Më parë bënin si të donin, mund të zgjidhnin vetë edhe oraret e avionënë. Jo, këtu jemi në kombëtare, kuptojeni."

Panucci preku edhe temën e mos afrimit të kapitenit Ansi Agolli duke theksuar se mbrojtësi në vitin europianit do të jetë 37 vjeç. Pra për momentin po kërkon lojtarë që i shërbejnë të ardhmes

"Me Ansin kam folur përpara ndeshjes me Turqinë. Po mundohem të gjej lojtarë për të ardhmen dhe këtë ia kam sqaruar edhe Agollit. Ai vitin e Europianit do të jetë 37-vjeç, më kuptoni. Natyrisht nëse një moment e shoh se Ansi më duhet do ta thërras sepse nuk shoh moshën por kam nevojë për të rinj.

Si italian më vjen keq, por në Itali është një sistem i tërë që nuk funksionon. Personat që janë të aftë nuk i lënë të punojnë. Skandalizohen për rezultatin por e dinë përse dhe është e qartë. Sepse ka probleme në sistemin e moshave. Thonë që do ndryshojnë por nuk e bëjnë.

EMISIONET