Pamjet nga droni të Fierit nën pushtetin e ujit

Pamjet nga droni të Fierit nën pushtetin e ujit

Qarku Fier e Vlora janë qarqet më të prekura nga dalja nga shtrati e lumit Vjosa. Qindra hektarë tokë dhe dhjetëra banesa ndodhen nën ujë.

Klaudio Prifi një djalë ka postuar në youtube video të flimuara me dron ku duken qartë pasojat e rënda.

Sot pasdite Komiteti i Emergjencave Civile nisi të bëjë edhe bilancet e para të dëmeve nga përmbytjet në dy ditët e fundit. Këshilltari i kryeministrit Rama, Sandër Llleshi bëri një përmbledhje të situatës. Ai tha se gjithsej janë 507 familje të evakuuara, 1594 persona të shpëtuar. Japë përmbytur 3193 banesa dhe 40 biznese, ndërsa sipërfaqja nën ujë është 7874 ha.



EMISIONET