Paloka: Rama në Cërrik u përplas me realitetin, u gozhdua nga militantët e PS

Paloka: Rama në Cërrik u përplas me realitetin, u gozhdua nga

Kryeministri Edi Rama vazhdoi sot turin e llogaridhënies në Cërrik. Por sipas deputetit të Partisë Demokratike, Edi Paloka kryeministri u gozhdua nga vetë militantët e partisë së tij gjatë takimit me qytetarët.

Paloka tha se Rama është mësuar të mashtrojë pa reaguar asnjë njeri, por që sipas tij këtë herë është përballur me realitetin.


"Ramen e gozhdojne militantet. Shqiperia e Rames ku me lehte e me lire gjen drogen se sa ushqimet dhe ilaçet.

Rama nuk po ja del dot me as me militantet qe i mbledh partia per shfaqjen e “llogaridherjes”.

I mesuar te leshoje mufka e te mashtroje pa i reaguar askush, lideri magjepses po provon dhe kupton cdo dite se me mufka e mashtrime nuk mund te mbaje me as militantet sepse ne fund te fundit dhe ata kane nevoje te punojne, te ushqehen e te marrin sherbim shendetsor.

Sot ne Cerrik (bastion i PS), ju desh te perplasej me realitetin sic ja paraqiten militantet e partise se tij e jo “kazani”. E si gjithnje , kur nuk i pelqen te degjoje te vertetat , beri cinikun dhe arrogantin.

I thane se nuk perballonin dot ilacet dhe lideri ju a kthehu se “po kerkonin qiqra ne hell...”

Sigurisht , ne Shqiperine e Edvinit me kollaj e me lire gjen drogen se ushqimet dhe ilacet,"-shkruan Paloka në një deklaratë në Facebook.

EMISIONET