I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, duke folur në  samitin e Davos ka apeluar sërish për dialog mes palëve për të zgjidhur krizën politike në Shqipëri.

Për Palmer, "është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë janë të forta, që zgjedhjet janë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike".

Prandaj, thekson ai, "do na pëlqente të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që çon sërisht drejt normalitetit për demokracinë shqiptare".

Komisioni i Reformës Zgjedhore ka rënë dakord që administrata zgjedhore të mos zgjidhet nga politika si dhe të ketë një riformatim të KQZ.

Por gjithashtu PS vijon të jetë në pritje të propozimeve të PD për adresimin e rekomandimeve të ODIHR për reformën zgjedhore.

Propozimet për ndryshimin e sistemit do të jenë gati deri në fund të nëntorit.

/Ora News.tv/