Ndërtuesit kanë paralajmëruar se vendimi i qeverisë për sigurimin e çdo objekti për 10 vite do të ndikojë në rritjen e çmimit të apartamenteve.

Arben Dervishi deklaron se kjo nismë do të jetë një kosto shtesë, çka përkthehet në një impakt direkt në xhepat e qytetarëve.

Arben Dervishi: I bie që të rrisësh koston me 1%. Nëse kemi një apartament rreth 100 mijë euro i bie që ndërtuesi duhet të paguajë 1000 euro sigurim për këtë apartament. Sesi do të ndahet kjo nëse banori e bën dëmin vetë apo është dëmi për efekt të ndërtuesit, vështirë të përcaktohet.

Dervishi paralajmëron se Shoqata e Ndërtuesve do ta ankimojë këtë vendim të marrë së fundmi nga qeveria.

Dervishi: Do të mblidhet Bordi i Shoqatës dhe do të dalë me një vendim. Por nga biseda që kemi bërë është se ne nuk jemi dakord me këtë mënyrë sesi u veprua dhe këtë vendosje kaq të shpejtuar. Nga tërmeti, o burra ta vendosim këtë dhe nuk është se do të funksionojë.Shteti e ka vendosur, por besoj se do të gjenden mënyra që ta kundërshtojmë.

Ndërtuesit do të jenë të detyruar që të paguajnë 0.1% të vlerës së shitjes së apartamenteve si sigurim për 10 vite pasi në të kundërt nuk do të mund të marrin certifikatën e pronësisë në Hipotekë.

/Ora News.tv/