Paketa anti shpifje dhe emërimet në GJK, Zbulohet data kur do të sjellë opinionin Komisioni i Venecias

Paketa anti shpifje dhe emërimet në GJK, Zbulohet data kur do të

Më 18-19 qershor 2020 Komisioni i Venecias do t’i shq autoriteteve shqiptare opinionin përfundimtar për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe Paketën Antishpifje.

Për shkak të situatës së pandemisë, ndryshe nga herët e tjera mbrojtja dhe opinion përfundimtar do të bëhet me anë të procedurës me shkrim.

Në opinionin paraprak te publikuar nga Venecia ne mars 2020, veprimet e Presidentit të Republikës, sa i përket emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese u konsideruan përgjithësisht të pajtueshme dhe me një interpretim të arsyeshëm të Kushtetutës. 

Opinioni pritet ti japë fund debatit mes Presidentit dhe qeverisë lidhur me emërimin e Marsida Xhaferallarit si anëtare e gjykatës.

Në janar 2020 Komiteti i Monitorimit të Asmblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, iu drejtua Komisionit të Venecias për të kërkuar prej tij një opinion lidhur me të ashtuquajturën “paketë antishpifje” te kryeministrit Rama. 

EMISIONET