Paketa anti-KÇK, Berisha: Rama synonte Xhafaj dhe Spiropalin, ka frikë se i merr pushtetin Elisa

Paketa anti-KÇK, Berisha: Rama synonte Xhafaj dhe Spiropalin, ka

Duke komentuar shfaqjen e kryeministrit Edi Rama në sallën "Art-Turbina", ish-kryeministri Sali Berisha tha se Rama me paketën anti-KÇK synonte Fatmir Xhafaj dhe Elisa Spiropalin.

I ftuar në emisionin "360 Gradë" në RTV Ora, Berisha tha se Rama ka frikë që Spiropali i merr pushtetin.

Berisha: Ligji është në kundërshtim flagrant me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën, Kodin e Procedurës Penale, Kodin Penal. Ai sot më krijoi përshtypjen se synonte dy vetë, Fatmir Xhafën dhe Spiropalin. Ju vërsul Spiropalit.Dyshon se po i merr pushtetin Elisa.

Frika deri në palcë është te Edi Rama në mënyrë absolute. Keqardhja ime e madhe është kjo, që kjo reformë në vend që të prodhonte një drejtësi më të mirë se ç'ishte, më të pavarur, po prodhon një drejtësi kryekëput të kapur dhe jo për efektet se mund të përdoret kundër meje apo teje, por se një drejtësi e kapur shumë shpejt faktohet e paralizuar, e degraduar. Kjo është keqardhja ime.


EMISIONET