Pak sekonda larg vdekjes, momenti kur punëtori shpëton burrin që bie në shinat e trenit

Pak sekonda larg vdekjes, momenti kur punëtori shpëton burrin që

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një punonjës transporti i ka shpëtuar jetën për një fije peri një burrë që ra në shinat e trenit.

Në video shihet John O'Connor duke u hedhur në aksion në stacionin e Oakland, pasi një burrë u pengua dhe ra mbi shinat në momentin që treni po afrohej.

24-vjeçari, mrekullisht arriti ta kapë burrin nga shpatullat dhe e ngriti lart në platformë pak sekonda para se të kalonte trenin.

O'Connor tha se treni ishte rreth 60 metra larg kur burri ra në shina.



EMISIONET