Pagoi 70 milionë dollarë për të futur vajzën në shkollë, reperi përfshihet në rrjetin e mashtrimit

Dr Dre është pjesë e artistëve të akuzuar për skandalin e ryshfeteve për të futur fëmijët në universitet.

 Ai ka fshirë postimin për vajzën e tij, ku thotë se ajo hyri me meritë në shkollë. Thuhet se reperi dhe ortaku i tij biznesmen, Jimmy Lovine i dhanë 70 milionë dollarë Universitetit të Kalifornisë Jugore në vitin 2013.

Dr Dre postoi në Instagram një fotografi me vajzën Truly Young, e cila mbante në dorë letrën e pranimit në universitet. Vetëm për pak minuta vërshuan komentet e ndjekësve, të cilët e akuzonin duke i thënë se paratë e tij kanë luajtur një rol të madh.

Reperi i famshëm është midis 33 prindërve të akuzuar për dhënien e ryshfeteve, mashtrimeve në teste dhe për kredenciale të rreme që fëmijët e tyre të hynin në universitete të elitës.


EMISIONET