Pagesë për të udhëtuar në BE

Pagesë për të udhëtuar në BE

Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti i BE kanë rënë dakord për të proceduar më tej me Sistemin e Informacionit të Udhëtimit dhe Autorizimit, një platformë e cila pritet të shtojë kontrollet mbi qytetarët nga shtetet jo anëtare të bllokut që hyjnë në zonën Schegnen dhe që do t’u kushtojë vizitorëve të paguajnë 7 euro në çdo aplikim.

Sistemi do të realizohet online dhe që do të prekë edhe qytetarët shqiptarë dhe ka për qëllim të shtojë kontrollet mbi udhëtarët, duke parë një sërë zhvillimesh negative në Evropë përfshirë sulmet terroriste. 

Sipas përgatitësve të planit, plaftoforma do t’i japë më shumë informacione autoriteteve rreth individëve që futen çdo ditë në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, tarifa e vendosur pritet të sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e Brukselit, dhe si rrjedhojë parashikohet të ketë një shërbim të përmirësuar.

Tarifa nuk është pritur mirë nga vendet që do duhet të paguajnë në të ardhmen, e megjithatë, Bashkimi Evropian ka sqaruar se kjo praktikë përdoret edhe nga vende të tjera përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë.

 Ndërkaq, procesi i marrjes së autorizimit përshkruhet si një procedurë normale paraqitje të dhënash, e cila do të realizohet online në më pak se dhjetë minuta. Pas marrëveshjes së arritur nga Këshilli i BE-së, paketa do të shkojë për diskutim në Parlamentin Evropian, e më pas pritet të adoptohet me miratimin e të gjitha vendeve anëtare.


EMISIONET