Padia për shpifje, Balla dhe Basha përballen me 10 tetor në gjykatë

Padia për shpifje, Balla dhe Basha përballen me 10 tetor në

Me 10 tetor, ora 09:30, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputeti socialist Taulant Balla do të përballen në gjykatën e Tiranë lidhur me padinë që ky i fundit ka bërë ndaj shefit të opozitës.

Shorti i hedhur nga gjykata përzgjodhi gjyqtar të çështjes Gert Hoxhën.

Balla e ka paditur Bashën për shpifje, pasi ky i fundit e akuzoi si garant i futjes së 3.4 mlionë eurove me "Toyota Yaris", të bllokuara në portin e Durrësit më 23 qershor 2018.

 Vetë Prokuroria ende nuk ka një përfundim në lidhje me këtë dosje që vijon të jetë në hetim.

EMISIONET