12 shoferë u arrestuan dhe u proceduan gjatë fundjavës në rrugët e Lezhës në fundjavë për drejtim të mjetit në gjendje të dehur ose shkelje të tjera të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u bërë edhe burim aksidenti.

47 leje drejtimi janë pezulluar ndërsa Rrugorët vendosën 818 masa administrative në total.

Nga të dhënat e policisë Lezhë rezulton se shpejtësia tej normave të lejuara për të cilën u gjobitën 226 shoferë dhe parakalimi i gabuar, që u kushtoi masë 224 personave, janë shkeljet që bëhen më shumë në rrugët tona.

Përdorimi i celularit u ka kushtuar masë 96 shoferëve ndërsa ndalim qëndrimi 102 të tjerëve.

7 persona përfunduan në pranga e Policisë së Korçës për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

21 shoferë humbën lejen e drejtimit, nga të cilat 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 6 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu për 28 mjete të transportit publik, kryesisht taksi, iu është pezulluar leja e qarkullimit drejtuesve të tyre.

Policia rrugore thotë se do të vijojë kontrollet e shtuara në rrugë për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve.

Sjellja e gabuar e drejtuesve të mjeteve sipas të dhënave të INSTAT është shkaku i afro 90 % të 862 aksidenteve rrugore që janë regjistruar në 7 muajt e këtij viti.

115 persona kanë humbur jetën në rrugë, ku 13 viktima u shënuan vetëm për korrikun.

Masat e policisë Lezhë

12 të arrestuar dhe proceduar

47  leje drejtimi të pezulluara

818  masa administrative

Masat e policisë Korçë

7 persona të arrestuar

21 leje drejtimi të pezulluara

147 masa për parakalime të gabuara


/Ora News.tv/