Prezenca e OSBE në Shqipëri ka reaguar pas organizimit të tryezës me bashkëkryetarët e komisionit për reformën zgjedhore.

Në një reagim në twitter, OSBE thotë se vazhdojnë me lehtësimin e dialogut.

"Vijojmë të lehtësojmë dialogun për reformën zgjedhore. Sot, organizuam një takim informues mes bashkëkryetarëve të komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore dhe përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar në Tiranë, lidhur me përparimin e reformës zgjedhore".

/Ora News.tv/