Dënoi dhunën në protestë, OSBE “ekuilibron” qëndrimin pas reagimit të Zhejit

Dënoi dhunën në protestë, OSBE “ekuilibron”

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar për të dytën herë për dhunën e ushtruar në protesën e opozitës, pasi gazterai Artur Zheji nga studio e lajmeve i tërhoqi vëmendjen për reagimin e parë.

Në këtë reagim të dytë OSBE thekson se qëndrimi i saj për dhunën e ushtruar, e cila duhet dënuar qëndron i palëkundur, por nga ana tjetër thekson se reagimi i rëndë ndaj saj nuk ndihmon.

OSBE: Prezenca e OSBE-së e ka ndjekur protestën e sotme minutë pas minute. Ne përsërisim qëndrimin tonë të palëkundur që dhuna nuk është përgjigja. Gjithashtu, reagimi i rëndë ndaj dhunës nuk ndihmon.

Pak minuta më parë OSBE bëri thirrje që organizatorët e protestës duhet të mbajnë përgjegjësi për dhunën e ushtruar në protesë, ndërsa theksonte se dhuna e përdorur si një rrugë e shkurtër politike do të dështonte

OSBE: Organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre. Mendimet tona shkojnë me familjet e të plagosurve. OSBE-ja do të vijojë të nxisë opozitarizmin efikas dhe dialogun në Shqipëri. Por ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë.

EMISIONET