Adnan Januzaj mund të jetë një futbollist i Romës.

Lajmi është konfirmuar nga agjenti i mesfushorit belg me origjinë shqiptare, Dirk de Vriese, që për "LaRoma24" ka zbuluar se marrëveshja mund të arrihet shumë shpejt.

"Jemi në kontakt me Romën. Po vlerësojmë kushtet e formulës që do të firmosin atje. Një ide është huazimi me të drejtë blerje dhe shpresojmë që gjithçka të përcaktohet brenda pak ditësh," tha shkurtimisht De Vriese.

24-vjeçari po luan sezonin e tij të tretë te ekipi i La Liga spanjolle, Real Sociedad. Kartoni i Januzaj pritet t'i kushtojë arkave të kryeqytetasve 12-13 milionë euro.



/Ora News.tv/