Ora News zbardh draftin e ekspertëve për reformën zgjedhore: Të riformatohet KQZ-ja

Ora News zbardh draftin e ekspertëve për reformën zgjedhore:

Ekspertët e Komisionit të Reformës zgjedhorë kërkojnë të shpërndajnë përgjegjësinë dhe detyrat e Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duke e riformatuar atë në 3 autoritete me përgjegjësi dhe me kompetenca të përcaktuara.

Ora News zbardh draftin e ekspertëve të reformës zgjedhore, i cili do të diskutohet ditën e nesërmen në Komisionin e Reformës Zgjedhore. 

Nëse anëtarët e komisionit do të bien dakord me propozimin e ekspertëve, atëherë zgjedhjet e ardhshme do t’i administrojë Komisionari shtetëror i cili do të zgjidhet nga Kuvendit për një mandat 7-vjeçar.

Ndërkohë Komisioni Rregullator, në përbërje 5 anëtarë me mandat 5 vjeçar do të ketë kompetencë miratimin e akteve dhe vendosjen e rregullave për zgjedhjet. Me ankimimin e subjekteve zgjedhore dhe me vendosjet e sanksioneve ndaj shkeljeve të Kodit Zgjedhor do të merren 3 anëtarët e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve të cilët do të kenë mandat 9 vjeçar.

Komisioneri, anëtarët e Komisionit Rregullator dhe anëtarët e KAS-it zgjidhen nga Kuvendi me jo më pak se 3/5 e votave.

Me ndryshimet e propozuar KZAZ-të do të quhen Njësitë e Administrimit Zgjedhor NJAZ, dhe anëtarët e saj do të jenë vetëm zyrtarët zgjedhor të certifikuar nga KQZ. Anëtarët të cilët do të jenë nga radhët e nëpunësve civil si dhe jashtë administratës shtetërore do të zgjidhen me short. Njësia e Administrimit Zgjedhor ngrihet 90 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përbëhet nga 4 anëtarë dhe 2 sekretarë.

Njësia e Administrimit të Votimit (ish KQV) do të ngarkohet me kryerjen e procedurave të votimit në qendrën e votimit. NJAV-i formohet me short, nga tri zyrtarë zgjedhorë, zyrtari mbikëqyrës, zyrtari i qartësimit të votuesve, zyrtari i procedurave të votimit. 

Njësia e Administrimit të Numërimit (ish Grupet e Numërimit të Votave) do të ngarkohet me kryerjen e procedurave për numërimin e votave. NJAN-i formohet nga dy zyrtarë zgjedhorë, nga 4 që janë aktualisht në Kodin Zgjedhor.

EMISIONET