Banoret e Bregut të Lumit që përmbyten sa herë ka reshje të dendura shiu edhe këtë herë nuk kanë kaluar pa pasoja. Për Ora News ata tregojnë se pas tërmetit që u shkatërroi shtëpitë, reshjet e shiut ua kanë vështirësuar më tepër jetën pasi çfare bie jashtë u hyn brenda.

Tërmetet dhe përmbytjet që shkaktuan dëme të mëdha kanë prekur edhe komunitetin, rom pjesë e shoqërisë, por ata tregojnë se ndihen të përjashtuar  prej saj.

Qytetar të  komunitetit rom në Bregun e Lumit shprehin për Ora Neës pakënaqësitë e tyre ndaj autoriteteve qeverisëse pasi këto të fundit i kanë lënë në harresë.

"Ça bie jashtë bie brenda, shtëpia më është hapur. Më keq se jam nuk ka më"

"Të vijnë të na shofin, jemi bërë katastrofë"

"Jemi pa mbështetje, nuk kemi asnjë mbështetje"

Krahas varferisë ekstreme, disa familjeve të këtij komuniteti u duhet të përballen me dhimbjen e  frikën e madhe se nga momenti në moment shtëpitë e tyre mund të shemben.

"Gjithë natën nuk kemi fjet. Në këtë gjendje nuk jetohet"

I verbër dhe i vetëm, Jakup Murra, tregon tmerrin që kaloi ditën e tërmetit.

"U tremba. Nuk kam kujt ti kërkoj ndihmë"

Prej shumë vitesh, sa herë që ka shira të rrëmbyeshëm, banorët e Bregut të Lumit përballen me të tillë situata që ende nuk kanë marrë zgjidhje.

/Ora News.tv/