Ora me dy ekrane, Çipa: Nxit konkurrencën në skenën problematike të medias

Ora me dy ekrane, Çipa: Nxit konkurrencën në skenën

Analisti Aleksandër Çipa i ftuar në studion e lajmeve në Ora News komentoi ndryshimet e fundit në gjigantin mediatik “Yldon Media Group”.

Për Çipën kalimi në dy kanale, tashmë RTV Ora dhe Ora News është një risi në tregun mediatik.

Sipas tij RTV Ora dhe Ora News mundësojnë shtimin e kapaciteteve punësuese për profesionistët e medias dhe gjithashtu është një mundësi e konkurrimit në skenën problematike mediatike të vendit.

Aleksandër Çipa: Në një lloj pikëpamje duket sikur është atipik si rast. Mbartet gjysma e logos në të dyja mediat dhe njëra merr formatin e medias së përgjithshme gjeneraliste dhe medias tjetër tradicionale tashmë ruan profilin informativ të saj. Kjo është një risi, edhe ne optikën e organizatës që përfaqësoj mundëson shtimin e kapaciteteve punësuese për profesionistët e medias dhe në mënyrë të veçantë të informacionit. 

Është një mundësi e konkurrimit në skenën kaq problematike mediatike të vendit. Sikundër është edhe një hapësirë e re, që në kohët e sotme të postmodernitetit media dhe diplomacia i shfrytëzojnë të gjitha kanalet. Sot logo, apo marka Ora është një mundësi tjetër për të shfrytëzuar kapacitetet mediatike, por që këtij kapaciteti i shërben edhe formati multimedial që shfaq kjo media.



EMISIONET