Radio Televizioni Ora nga sot, 16 shtator nis një rrugëtim të ri.

Nga televizion informativ, tanimë në familjet shqiptare do të vijë ndryshe, me një gamë të zgjeruar programesh, spektakle, talk shou, argëtim, seriale të gjitha këto nën logon e RTV Ora

Ylli Ndroqi, President i Yldon Media: Ju keni një eksperiencë të jashtëzakonshme sa i përket televizionit informativ, por këtë duhet ta tregoni shumë fort edhe tel televizioni i sapo hapur, që fillon transmetimet nesër në  Televizionin gjeneralist Ora. Bashkë ne bëjmë gjëra të mëdhaja.

Kalimi në një televizion gjeneralist nuk do të lërë pas informacionin.

Investigim, lidhje të drejtpërdrejta nga vendngjarjet më të rëndësishme. Zhvillimet më të fundit në vend do të vijnë në ekranin e çdo familje parë në 360 gradë.

Një televizion gjeneralist, me programe për të gjithë grupmoshat, ku çdo shikues do të gjejë veten.

Por televizioni i lajmit të fundit, nën logon Ora News, nuk do ti mungojë publikut. Ora News, televizioni më i ndjekur informativ do të jetë sërish në transmetim, por në frekuencën e Channel One. Për të mos humbur asnjë çast lidhjen me terrenin, me ngjarjet që zhvillohen në çdo minurtë të sjhella në kohë reale, Ora News do të mbajë të njëjtën moto "Të parët për lajmin e fundit"

Që nga nisja e ditës së hënë, një paketë e plotë mediatike do të jetë në dispozicionin tuaj në platformën Digitalb, në kanalet 44 me Orën dhe 47 me Ora News.

Kjo është paketa mediatike e të gjithë shikuesve, që do të mund të ndiqet nga kudo prej 16 shtatorit.

Gjithçka për ju, sepse çdo moment është Ora juaj.

/Ora News.tv/