Interpelanca per Teatrin/ Rama e çuan çështje të mbyllur, Rudina Hajdarit i përgjigjet me Laert Vasilin

Interpelanca per Teatrin/ Rama e çuan çështje të

Ne Kuvend u mbajt interpelanca me kryeministrin Edi Rama për shembjen e Teatrit Kombëtar. Interpelanca është kërkuar nga deputetët e opozitës parlamentare. 

Rudina Hajdari thote se pas shembjes se teatrit fshihet ndërtimi i kullave dhe e krahasoi Ramen me ish kryeministrin maqedonas, Nikola Gruevksin.

Rudina Hajdari: 
''
Shqiptarët e kanë kuptuar se keni 7 vite si kryeministër. Kemi një botë që po shikon fytyrën tënde të vërtetë, fytyrën tënde barbare për të shembur këtë godinë. Ju kryeministër keni pasur një obsesion me teatrin, dhe jo vetëm me këtë teatër e keni pasur me truallin. Po të kishte qenë ai teatër diku tjetër, ju nuk do ta kishit këtë obsesion me teatrin. Do e kishit lënë teatrin të qëndronte në këmbë. Por se e doni atë truall në mes të Tiranës ju e shëmbët. E shëmbët se e doni atë truall për të ndërtuar kulla. Je bërë si Gruevski. 

''Betonizimi i Tiranës është fakt, kullat e Tiranës janë fakt. Pabarazia shoqërore në Tiranë dhe kudo është fakt. Shkatërrimi i Tiranës, rrafshimi i Tiranës me ndërtesat e vjetra është fakt. Çfarë keni bërë ju sot? Jeni shndërruar në një Nikola Gruevksi, që e rrafshoi qendrën e Shkupit, e bëri siç e donte vetë dhe ndërtoi statuja e monumente të pakuptimta. Do keni të njëjtin fat dhe do mbaheni mend për të njëjtat gjëra, që e shkatërruat këtë vend.''

Në përgjigje Rama la të kuptojë se çështje ne Teatrit u konsideron të mbyllur më 17 maj, me shembjen e teatrit dhe se personalisht nuk kishte më fjalë për Teatrin prandaj lexoi deklarata të aktorëve të njohur të cilët kanë qenë pro shembjes së teatrit mes tyre dhe Laert Vasilin


Ne pergjigje kryeministri citoi deklarata të aktorëve të njohur të cilët kanë qenë pro shembjes së teatrit mes tyre dhe Laert Vasilin.

Rama: "“I kam mbaruar fjalët e mia për Teatrin. Nuk kam asgjë për të thënë. Këtu do shfrytëzoj 20 minutat për të lexuar fjalët e atyre që e kanë bërë Teatrin, e atyre që janë Teatri, e atyre që e nisën protestën për Teatrin. Kur e nisën protestën as ju, dhe as ata të tjerët që tani janë kthyer në bij të lënduar të Shekspirit e Molierit, jo vetëm nuk ishit aty por iu ishte thënë mos guxoni te dukeni aty.

Ne atë protestë kanë qenë anëtarët e familjes teatrore, dhe nuk ishin dy Budina, por Ndrenika me Derhemin. Po i përgjigjem dhe Hajdarit dhe të gjithëve të lënduar për Teatrin duke i përcjellë besnikërisht fjalët e protestuesve të vërtetë, dhe jo të aktorëve politikë që luajnë teatrin e tyre pavarësisht se është tek Unaza e re, unaza e vjeter apo aty ku bashkohen dy unaza.

Nder te tjera Rama citon:  Ishte ëndërr e aktorëve sepse që në 1946 ata kanë qenë në një barake. Laert Vasili: 'Të ardhmen nuk e ndalon dot njeri. Ky projekt ka një super arkitekt. Qytetarët e një lirie kanë një autor që këshillohet me ne dhe për ne, ndërkohë që disa nga ne bëjnë deklarata për luftë. Të dashur miq, çështja është urgjente, situata është emergjente. Teatri na duhet dje, jo sot dhe as nesër. Na duhet dje. Hajde Rudina fol per pardje."

 Kërkesa per interpelance u firmos nga Rudina Hajdari, Ralf Gjoni dhe disa deputetë të tjerë. Ne kerkesë thuhet se shembja e Teatrit Kombetar është bërë në shkelje te respektimit te parimeve kushtetuese, interesit publik, si dhe ruajtjes se vlerave historike te trashegimise kulturore dhe identitetit kombetar. 


EMISIONET