Një mega-operacion mes Italisë dhe Shqipërisë është finalizuar këtë mëngjes, ku në pranga janë vënë 17 persona.

Operacioni i koduar ‘Rruga e Detit’ është zhvilluar mes Sardenjës, l’Emilia-Romagna dhe Shqipërisë.

Të arrestuarit akuzohen për përfshirje në organizatë kriminale, trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, shpërndarje droge, etj.

Operacioni u krye nga Departamenti Territorial i Karabinierëve të Olbia në koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme të Antimafies të Cagliarit dhe të Antiterrorizmit.

/Ora News.tv/