Këngëtarja dhe moderatorja Olimpia Smajlaj, rrëfeu së fundmi në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA, një histori që i ka ndodhur rreth 10 vite mëparë.

Atëherë kur dikush kërkoi që të martohej me të, por ajo ishte vetëm 14-vjece.

Ester Bylyku: Të kanë propozuar ndonjëherë për martesë?

Olimpia Smajlaj: Po.

Ester Bylyku: Ma trego pak, se më pëlqejnë shumë këto historitë (qesh).

Olimpia Smajlaj: Është shumë ‘sick’ në vetvete si histori. Kam qenë vetëm 13-14 vjece atëherë. Isha e vogël por gjenetikisht jam shumë e rritur. Atëhere vjen më propozon për martesë, njëri që punonte në Amerikë, erdhi dhe po përpiqej të gjente babain tim, që t`i kërkonte dorën time. Ndërkohë që unë e kisha mendjen të studioja ose të shkoja në ndonjë festë. Këto ishin qëllimet e mia të momentit, imagjino sa e kisha unë mendjen për martesë.

Ester Bylyku: E refuzove ti apo babai yt?

Olimpia Smajlaj: Në fakt ai nuk komunikoi kurrë me mua, sepse nuk e kishte ate mundësi. Komunikoi me kushurinjtë e mi. 

/Ora News.tv/