“Ju flet Moska” tregon skemën e vjedhjes së naftës në Shqipëri

Emisioni “Ju flet Moska” i Kastriot Myftaraj shpjegoi mbrëmjen e sotme skemën sesi funksionon  ajo që ai e quan mafia e tregut të naftës në vend.

Përmes grafikëve, Myftaraj u përpoq të bënte më të qartë formën sesi qeveria Rama ka vijuar lojën e qeverisë Berisha me ARMO-n, duke krijuar një monopol të naftës D2 e cila nuk përmbush asnjë standart dhe po shkatërron mjetet, mjedisin dhe vetë njerëzit.


Kastriot Myftaraj: Pas disa emisioneve që kam bërë për atë që e kam quajtur mafia në tregun e naftës shumë njerëz më kanë pyetur dhe telefonuar, dëshirojnë të kuptojnë më mirë atë që po ndodh. Skema e ndërlikuar e vjedhjes nuk është e kuptueshme nga një pjesë  e madhe e njerëzve të cilët shumë gjëra nuk i kanë të qarta për arsye se për të argumentuar vjedhjen je i detyruar të përdorësh dhe terma teknikë.

Sot do të përpiqem ta bëj të qartë skemën e vjedhjes, atë që e kam quajtur “oktapodi”i tregut të naftës me grafikë, skica që përdoren gjerësisht në botë që ti kuptojnë dhe njerëzit e thjeshtë gjërat e ndërlikuara që në fund të fundit janë abuzime me pasurinë publike që u përket atyre, që rëndojnë mbi ta me anë të çmimit, ndotjes që shkakton nafta, kostos që përkthehet në makinat e tyre.

Në këtë grafik(në foto) në qendër është ARMO, emërtimi në anglisht i rafinerisë së Ballshit realisht në pronësi publike për shkak se ata që e kanë privatizuar kanë lënë pas një mal me detyrime. E ka marrë shteti dhe e ka dhënë në përdorim. Çfarë ndodh?

Sipër është Besnik Sula i njohur si Besoja i Tajvanit i cili ka marrë në përdorim ARMO-n, rafinerinë e vetme për naftë në Shqipëri. Me anë të një kompani offshore, kompani hermetike të mbyllura që nuk u dihet pronari. Kompania IRTC e ka marrë në përdorim nga qeveria Rama ARMO-n, siç e kishte një kompani tjetër offshore në kohën e Berishës, pas së cilës qëndronte Rezart Taçi.

ARMO vetëm bën sikur e përpunon naftën, Bankersi është kompania kanadeze që nxjerr naftë në Ballsh dhe ka marrë nga Alboetroli puset, pra nga qeveria shqiptare.I ka marrë në përdorim të gjatë. Kjo nxjerr mbi 1 milion tonë naftë. Qeveria Rama ndërhyri që Bankersit ti ngrihen detyrimet që ka ndaj shtetit, ti falen qindra milionë euro dhe në këmbim të bënte marrëveshje me ARMO-n e Besos që ti jepte 65% të naftës.I thonë mbi 600 mijë tonë. ARMO nuk ka asnjë kusht teknologjik për të nxjerrë Eurodiezel por shteti shqiptar mbyll sytë dhe thotë nafta me squfur që nxjerr Besoja me ato përqindje të larta është D1 për Inspektoriatin Shtetëror të Tregtisë që merret me kontrollin, është një Gazmend Osmani atje, një mjeshtër që as fotografinë dhe as CV nuk e vë në faqen online të institucionit. Janë badigardë të Besos këta, i kam thënë.

E merr Besoja këtë naftën dhe nuk paguan as detyrimet që ka ndaj shtetit sepse ka shpikur Ministri Arben Ahmetaj një gjë që duhet të marrë çmimin Nobel, e ka bërë Beson magazinë fiskale si magazinë doganore. Besos i shkruhen në letër detyrimet që ka ndaj shtetit përveç akcizës, taksat e tjera nuk i paguan. Në një kohë kompanitë që marrin nga importi i paguajnë që në magazinë doganore. Pa dalë që atje duhet të paguajnë detyrimet që shkojnë deri në 950 lekë për litër. Nuk paguan as TVSH, as taksë karboni Besoja dhe i shkruan në letër këto. Nesër shpall falimentin ajo kompania offshore, emri i Besos nuk del fare.

Pasi merr naftën nga Bankers, ARMO furnizon këto kompanitë me shumicë Europetrol Durrës Albania të Frident Kuqit, Bolv Oil të Behar Çukajt, ky ka dhe këtë transportin Bankers-ARMO. 

Bolv Oil me autobotët e vet furnizon pikat e tjera. GKG që është Genklausi dhe Gega Oil, përdisa anashkalime të ligjit këta punojnë me dy kompani.Se ai që depoziton nuk mund të shesë .Këta e marrin me shumicë naftën e Ballshit, që është naftë D2 realisht, nuk ka standartet europiane, është e rënduar me squfur, nuk ka fuqi motorike.


Në grafikun numër 2- Vjen nafta nga importi në Porto Romano se është kontrolluar aty ku ka dalë. Këtu vjen me shumicë naftë Exxon. Shumë pak importojnë këto kompanitë e tjera që marrin nga Ballshi, që kanë depozitat, një sasi të vogël në krahasim me çfarë importonin më parë. Europetroli, Bolv Oil, GKG.


Grafiku numër 3- Nafta duhet të shkojë tek stacionet e karburantit, pikat e shitjes së naftës dhe benzinës që të shitet. Natën çojnë furnizimet dhe shkon një autobot që merr naftë nga ARMO dhe një tjetër që e kanë blerë këta nga kompania që sjell naftë importi. I përziejnë që tu dalë me leverdi.Në Ballsh e marrin me 1200-1300 lekë. Vë duart në kohë shoferi se shikoni si u janë bërë pajisjet e makinës si tubat që zinin blozë në kohën e munizmit, si qyngjet e sobave të dikurshme bëhet marmita e makinës për shkak të kësaj skeme.


WikiLeaks i 2008 për tregun e naftës në Shqipëri që me të drejtë thoshte se në Shqipëri kërkohet të krijohet një monopol i ARMO-s me naftë D2 nga qeveria, bëhej fjalë për qeverinë Berisha. Të njëjtën lojë po bën qeveria Rama me Beson e Tajvanit.  Kjo është skema, do flas përsëri për këtë temë, kam shumë gjëra për të thënë.




EMISIONET