Oh sa mirë me ken shqiptar! Presidenti Meta uron kombëtaren për duelin me Turqinë

Oh sa mirë me ken shqiptar! Presidenti Meta uron kombëtaren për

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan mbrëmjen e sotme fatet e kualifikimit në Euro 2020.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja sfidojnë në orën 20:45 Turqinë, një duel mjaft interesant. E në pamundësi për të qënë pranë ekipit për shkak të axhendës së tij të ngjeshur, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shfrytëzuar rrjetin social "Facebook" për të uruar kombëtaren për sfidën e Stambollit.

"Tani të gjithë pranë kuqezinjve, duke uruar më të mirën për sfidën e Stambollit! Oh sa mirë me ken shqiptar!," shkruan Meta në statusin e tij.

Dueli mes Turqisë dhe Shqipërisë është i vlefshëm për grupin H kualifikues të Euro 2020, me turqit që mbajnë kreun me 15 pikë, ndërsa kuqezinjtë qëndrojnë në vendin e katërt me 9 pikë.

EMISIONET