Nxori Gareth Bale me të kuq, arbitrit spanjoll i besohet Francë-Shqipëri

Nxori Gareth Bale me të kuq, arbitrit spanjoll i besohet

Shqipëria do të luajë në transfertë ndeshjen e pestë kualifikuese të Europianit 2020. Kuqezinjtë sfidojnë Francën në "Stade de France" mbrëmjen e 7 shtatorit, teksa do të synojë vetëm 3 pikëshin ndaj "gjelave".

 Ky takim do të gjykohet nga spanjolli, Jesús Gil Manzano, i cili do të ndihmohet nga Diego Barbero dhe Gelngel Nevado. Ndërkohë, gjyqtar i katërt do të jetë Jose Maria Sanchez. Kryesori Manzano është 35 vjeçar dhe është gjyqtar i FIFA-s që prej vitit 2014. Ai ka debutuar në La Liga në vitin 2012. Takimi i fundit që ka arbitruar ishte ai mes Villarealit dhe Realit të Madridit më 1 shtator, takim ku nxori edhe Gareth Bale me karton të kuq.

Manzano njihet si një arbitër që nxjerr shpesh kartonin e verdhë. Kështu në tre ndeshjet e fundit, ai ka nxjerrë 15 kartona të verdhë dhe dy të kuq. Për këtë arsyeje, futbollistët shqiptarë duhet të kenë shumë kujdes dhe të jenë të vetëdijshëm në ndërhyrjet e tyre sepse mund të përfundojnë jashtë fushe.

EMISIONET