Nxitja e kreditimit, Guvernatori Sejko takim me drejtues të BB

Nxitja e kreditimit, Guvernatori Sejko takim me drejtues të BB

Zhvillimi i politikave të kreditimit ka qenë në fokus të takimit midis Guvernatorin të  Bankës së Shqipërisë me drejtues të lartë të  Bankës Botërore. Gjatë këtij takimi, Guvernatori Sejko theksoi se politika monetare lehtësuese e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka krijuar kushte të favorshme në ekonomi dhe stimujt e nevojshëm në tregjet financiare.

Pjesë e diskutimit gjatë këtij takimi ishte dhe zhvillimi i teknologjive financiare, të njohura sot në botën financiare me termin Fintech.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore  ndërkohë u ndalën te përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për të zbutur hendekun midis ofertës dhe kërkesës për kredi, si një mundësi për të rritur potencialin e kreditimit në vend.

EMISIONET