Analisti Ardi Nurellari tha se nuk mund të shikohet me llogari humbja e jetëve njerëzore.

I ftuar në emisionin "Ekopolitikë" në RTV Ora, Nurellari tha se tragjedia e 26 nëntorit nuk shpagohet dot kurrë dhe se është pikëllues fakti qe flitet me shifra të pandjeshme.

Ndërsa theksoi se nuk mund të ngrihet një aktivitet ekonomik mbi një fatkeqësi.

Ardi Nurellari: "Për sa i përket pretendimeve fiton Shqipëria apo jo ky është një nga pretendimet më qesharake që kam dëgjuar sepse nuk mund të shikohet me llogari humbja e madhe njerëzore. Është pikëlluese që flasin me shifra të pandjeshme pa kuptuar se ajo dramë që ndodhi nuk shpagohet kurrë dhe aq më pak është ironike që të flitet për zhvillim ekonomik mbi këtë fatkeqësi dhe mbi viktima, shumë prej tyre ishin fëmijë dhe të rinj. 

Kjo mund të gjenerojë aktivitet ekonomik por ndërkohë ka shkatërruar pasuri. Çdo aktivitet ekonomik që të zhvillohet po merr kosto se janë para që do ishin për një sektor tjetër. Paratë e donatorëve janë të kufizuara. Në mes të një fatkeqësie filet për zhvillim ekonomine."

/Ora News.tv/