Analisti Adri Nurellari, i ftuar në emisionin "Ekopolitikë" në RTV Ora, tha se tërmeti i 26 nëntorit nuk ishte një fatkeqësi natyrore por papërgjegjshmëri shtetërore.

Nurellari shtoi se rindërtimi i zonave të shkatërruara duhet të jetë gjithëpërfshirës, të përfshijë ekspertë të huaj dhe të jetë transparent, duke vënë në dyshim mënyrën e menaxhimit të fondeve.

Adri Nurellari: "Ajo që ka ndodhur në Shqipëri nuk është vetëm fatkeqësi natyrore por fatkeqësi njerëzore, është manifestim i papërgjegjshmërisë shtetërore e cila u çimentua sidomos në mënyrën sesi u trajtua tërmeti i datës 21 shtator. Për këtë arsye do ishte që rindërtimi të bëhet në mënyrë më gjithëpërfshirëse, pse jo edhe me përfaqësues të opozitës. Që të jetë sa më transparente, profesionale dhe me ndihmën e ekspertizës ndërkombëtare që janë të specializuara në raste të tilla.

UNCHR, UNDP, organizata të ndryshime si Mjekët pa kufi kanë përvojë në trajtimin e katastrofa humanitare, do të doja të ishin në bord.

Kam problem sesi do të menaxhohen fondet. Nuk mund të menaxhohet vetëm nga një aktor politik shqiptar, që e pamë që dështuan."

/Ora News.tv/