Numri i viktimave nga koronavirusi në gjithë botën i ka kaluar 20 mijë. Persona të infektuar deri tani janë 463 418, ndërsa janë shëruar 113802 pacientë.

Numri më i madh i viktimave është në Itali, ku deri tani raportohet për 7503 të vdekur dhe mbi 74 386 mijë të infektuar.

Ndërkohë numër të lartë viktimash ka edhe Spanja, e cila e tejkaloi edhe Kinën. Numri i të vdekurve i ka kaluar 3400.

Ndërkohë vende të tjera me vdekshmëri të lartë janë edhe Iran, SHBA, Gjermani, Francë.

/Ora News.tv/