Bllokohen 25 mijë litra naftë, 6.8 mln lekë gjobë për subjektin në Cërrik

Bllokohen 25 mijë litra naftë, 6.8 mln lekë gjobë për

Strukturat Doganore në Elbasan kanë bllokuar rreth 25 mijë litra naftë në një subjekt në Cërrik. Ndaj pronarëve të karburantit është vendosur 6.8 milionë lekë gjobë për akcizën e papaguar dhe parregullsitë në dokumentacion.

Rreth 25 mijë litra naftë janë bllokuar nga strukturat doganore në një karburant në Cërrik. Akciza e pa paguar si dhe parregullsia në dokumentacion i ka kushtuar subjektit në fjalë 6.8 milionë lekë gjobë.

Drejtoria e Hetimit pasi ka marrë deklarimet e përsonave përgjegjës, ka sekuestruar dekumentacionin e gjetur si dhe ka marrë mostra për të kryer analiza të mëtejshme.

Bëhet me dije se nga ana e subjektit nuk u vunë në dispozicion mostrat etalon të sasisë së karburantit sipas faturave të blerjeve.

Për pronarët u përgatit referimi për Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan, për veprat penale të “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë ,  “Fshehja e të ardhurave”, "Ndryshimi në aparatet matëse”.

EMISIONET