Në një situatë të vështirë me përhapjen masive të pandemisë së COVID-19, shumë prej shteteve mbarë botën janë izoluar për të frenuar infeksionin.

Kjo i ka bllokuar të gjithë njerëzit, bizneset, kompanitë e personat e famshëm që të zhvillojnë normalisht veprimtaritë e tyre.

Por disa persona kanë gjetur mënyra alternative për të ushtruar profesionin e tyre. Një DJ në Neë York, i njohur si D-Nice ka vendosur të luajë muzikë live në Instagram nga shtëpia e tij.

Fillimisht nuk kishte shumë ndjekës përvecc të njohurve të tij. Por me kalimin e ditëve, ndjekësit u shtuan deri sa u bënë me mijëra.

Ndër to, ishin dhe figura shumë të njohura amerikane si këngëtari Drake apo dhe prezantuesi i mirënjohur Jimmy Fallon.

Nuk është hera e parë që artistët bëjnë një gjë të tillë. Një pianist në Rusi të cilit iu anulua koncerti për shkak të koronavirusit vendosi që ta zhvillojë performancën e tij.

Por këtë ai e realizoi online ku për ironi të fatit, kishte më shumë ndjekës se sa kapaciteti që mbante salla ku kishte prenotuar për të zhvilluar koncertin.


/Ora News.tv/