Problemet nuk kanë fund tek ekipi i Vllaznisë. Lojtarët bojkotuar stërvitjen, për shkak se nuk kanë marrë pagat prej 4 muajsh.

Ata nuk kanë pranuar të dalin në stërvitjen e parashikuar pasdreken e kësaj te enjte nën urdherat e teknikut Jonuz.

As ndërhyrja e administratorit Lici nuk arriti të zgjidhë problemin në fjalë.

Lojtarët pasi kanë debatuar me administratorin kanë vendosur të bojkotojnë stërvitjen në një afat të pacaktuar.

Për mediat kapiteni Gilman Lika u shpreh se situata është kritike.

Gilman Lika: ''Lojtareve jabanxhinj nuk marrin as ushqimin, jemi në situatë kritike. Ekipi nuk ka marrë prej janarit pagat, pra kemi 4 muaj pa marrë lekët.
Ne mund të pranojmë edhe një pagë minimale, por kerkojme nje zgjidhje ne kete drejtim. Ne mendojmë qe duhet zgjidhur, sepse ne na thonë e ka Këshilli Bashkiak. Këta mund të kenë luftë politike mes tyre, por çfare punë kemi ne. Ne duam pagat.''

Ndërsa administratori i ekipit, Suad Lici tha se nuk janë miratuar financat pasi buxheti për sportin është i bllokuar për shkak të pandemisë.

Suad Lici: ''Kjo nuk është problematike e re, pasi ne jemi të detyruar të zbatojmë ligjet. Nuk janë miratuar financat, pasi buxheti është i bllokuar për ne. Gjendja e pandemise ka bërë të vetën. Ne nuk mund të paguajme një punë të pa bërë. Ja bëra të qartë lojtarëve që duan pagat shkurt, mars prill, por siç dihet kanë marrë një pagë nga FSHF. Besoj që në ditët në vijim do ta zgjidhim.''

/Ora News.tv/