Nuk ka marrëveshje as sot

Nuk ka marrëveshje as sot

Është mbyllur pa marrëveshje edhe takimi i pasdites së të mërkurës mes Liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti dhe kreut të LDK-së Isa Mustafa.

Në një deklarate të dhënë për mediat Kurti u shpreh i bindur për kapërcimin e të gjitha pengesave në formimin e qeverisë, përfshirë edhe postin e presidentit.

“Unë jam optimist se do t’i tejkalojmë të gjitha diferencat e vogla. Në njërën anë ekziston mirëbesimi ynë, në anën tjetër po ashtu dhe dëshira e madhe për ndryshime politike në vendin tonë. Sa i përket rezultateve konkrete nga këto bisedime, natyrisht se do t’iu njoftojmë atëherë kur do t’i kemi ato. Por mos dyshoni në suksesin e plotë të formimit të koalicionit qeverisës se populli me 6 tetor ka vendosur për ndryshime dhe qe besa me zgjedhjet e tij nuk na ka lënë zgjedhjeve neve. Do të bëhet VV-LDK, sepse kështu ka dashur populli... s’ka pengesë që nuk e tejkalojmë”.

Menjëherë pas këtij takimi, zëdhënësi i LDK-se ka njoftuar se të dy liderët kanë rënë dakord të intensifikojnë takimet në ditët në vijim për arritjen e marrëveshjes.

“Kaq kam informata për media. Do të ketë intensifikim të takimeve çdo ditë.”

Nuk dihet nëse një marrëveshje mes Vetvendosjes dhe LDK-së do të arrihet në ditët në vijim, por më herët Vetëvendosja kërcënoi me zgjedhje të reja në rast se nuk ka një pakt.

EMISIONET