Nuk jam lodra jote! 5 mijë femra dalin topless për fushatën kundër abuzimit seksual

Demonstruesit e SlutWalk në Izrael kanë dalë në rrugë për të kërkuar liri nga abuzimi seksual dhe ngacmimi nga veshja dhe sjellja që kanë sa herë dalin në rrugë.

"Fjala 'e përdalë' nuk është vetëm degraduese për gratë, por përdoret gjithashtu nga shoqëria dhe sistemi për të justifikuar dhunimin. Nuk ka asnjë lidhje midis dhunës seksuale dhe seksit dhe nuk ka lidhje midis veshjes së viktimës apo të kaluarës seksuale të saj dhe sulmit që ajo ka pësuar ", tha Bracha Barad, organizator i paradës.

Sipas mediave izraelite, turma prej 5 mijë personash, pjesa më e madhe e të cilëve ishin femra shfaqën postera të figurave publike në akuzat seksuale. Shumë prej tyre ishin topless dhe mbanin pankarta: "Heshtja nuk është pëlqim", "Nuk jam lodra jote", dhe "Gratë e edukuara nuk bëjnë histori."

Ka vite që ka nisur lëvizja kundër ngacmimeve seksuale, ndërsa nga skandali i Harvey Weinstein u nxit kjo protestë.

FOTO TE TJERA


EMISIONET