Nuk “ikin nga atdheu”, por “i ikin atdheut”

Nuk “ikin nga atdheu”, por “i ikin atdheut”

Ka goxha patetizem tek ata qe i perbetohen Shqiperise me fjale se nuk do  ta braktisin, se do ta duan ne perjetesi, se do te perpiqen qe ajo te  mbrodhesoje e te progresoje. Nuk guxoj aspak te mendoj qofte edhe nje  sekonde se shumica e betimeve dhe perbetimeve nuk kane dale nga zemra.  Por ja qe dashurine ndaj vendit une nuk e shoh tek levdimi i Diellit,  pyjeve, maleve, detit, historise, e arkeologjise. Keto jane cilesi per  t’u prishur mendjen  turisteve. 

Nuk mund t’i themi nje shqiptari ne  Kukes “mos u nis” sepse ne Vlore mund te besh plazh ne nje det  blu-jeshil; po nje fieraku a guxon t’i thuash “mos pri bileten” sepse ku  do gjesh kenaqesi me te madhe se Valbona ne Tropoje; a nje tiransi t’i  klithesh “ndal” se deboren e Dardhes s’do e shohesh kund...S’mund t’ia  thuash keto nje shqiptari. As te pretendosh se ti qe nuk leviz prej  vendit, e do me shume Shqiperine se ai/ajo qe zhvendoset diku tjeter.  

Madje jam i sigurte se ata qe kane ikur kane qene shume here me te  dobishem per vendin se ata qe kane qene ketu. Minimalisht, prej mese 30  vjetesh, nje pjese e mire e Shqiperise mbijeton nga parate e  emigranteve. Nese do te vazhdoja me cinizmin, do te shtoja se asnje nga  ata qe ka ikur nuk ka “pasur dore” ne shkaterrimin e vendit, ne shtimin e  korrupsionit, ne mosdenimin e hajduteve qeveritare, ne rritjen e  varferise, ne shkaterrimin e familjes, ne disnivelin e frikshem social,  ne prapambetjen e rende kulturore, ne fuqizimin e idiotesise, ne vdekjen  pa lindur te meritokracise, ne perqafimin kolektiv te mashtrimit  politik, ne dashurine e pakushtezuar kundrejt se padrejtes, ne  dritherimen shpirterore kundrejt parase, ne absurdin gjigand se  injoranca mund te jape leksione ne cdo fushe, ne vetedijen kolektive  “jam me i mire se kushdo, ndaj jam mbi kedo, e bej cfare dua”...Jo vetem  kaq. Por ata qe ikin, pikerisht nga keto duan te shpetojne me shume.

 Si  mund ta besh te qendroje?! Si?! Kur nuk i jep asnje rreze drite? Kur  mijera shqiptare modelin kryesor te mallengjimit dhe solidaritetit kane  ate te lypesit qe vjen ne formen e loteve te dikujt pa shtepi, qe  falenderon perulesisht bamiresin e veshur shik qe i con disa qeska me  ushqime. Kur nga mengjesi deri ne darke duhet te hasesh e te perballesh  me lloj lloj funderrinash e gjoksdalesh, qe ecin duke peshuar sa ne nje  kembe ne kemben tjeter, qe flasin rende rende, qe te shohin nga karrigia  ku jane ulur si Kaligula nga froni. Si pra? Ca thone, hajde  protestojme. 

E thone pasi ne mengjes kane hedhur plehrat ne oborr, kane  nderhyre tek mesuesja per nje note te mire femijes, kane mbushur xhepin e  zyrtarit per legalizimin e ndertimit pa leje, kane parkuar makinen  dyshe, i kane futur mjekut nje shuk parash ne xhep per nje operacion dhe  teksa ulen per kafe theshethemojne se ai “ndyresira” kerkoi para. Keto  vetem ne nje dite...Patetizmat me atdhedashurine kur ajrin ta mbrojne  greket e ushqimet t’i sjellin serbet, sikur nuk shkojne. 

Aq me pak me  rrefimet per lumenjte qe po i shterojne me hidrocentrale, me pyjet qe po  i sharrojne, e me detin qe e mbyten me ndertime pa leje. Une vazhdoj te  besoj se vendit i sherben kushdo, kudo qofte; mjafton te respektoje  tjetrin, te tregoje qytetari, e te beje punen e tij pa hile e pa menduar  te perfitoje prej saj. Po ta mendojme thelle-thelle, mijera e mijera  shqiptare nuk “ikin nga atdheu”, por “i ikin atdheut”. Njesoj sikur  shpetojne prej rrjetave te tij, pikerisht per te gjetur nje mundesi per  ta ndihmuar te shpetoje ai prej rrjetave.

EMISIONET