Merita Halili, një prej këngëtareve më të mira shqiptare u kthye pas më shumë se 20 vitesh me një koncert recital në Tiranë.

Të gjithë artdashësit e muzikës popullore qytetare mbushën Pallatin e Kongreseve në datat 27 dhe 28 tetor për të dëgjuar këngët e performuara nga Merita. Sot, këngëtarja ishte e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora zbuloi emocionet që përjetoi në koncert, ku nuk munguan as lotët.

Merita Halili: Unë kam filluar që e re këtu dhe këtu u rrita. Duartrokitjet e para ishin ky spektator, ky publik dhe nga kjo unë u mbusha dhe vazhdova veprimtarinë time.

Natën e parë u emocionova shumë. Hyra me këngën “Lule t’bukura ka Tirona” dhe u emocionova kur i pashë. Ndjeva kur kam hyrë në skenë që e vogël. Duke filluar nga Pallati i Pionierëve, kishim të tjera emocione.

Emocioni atë natë ishte akoma më i madhe sepse ke më tepër përgjegjësi. Dhe unë sa herë dal, kam akoma dhe më shumë emocion. Të them të drejtën, u preka shumë dhe nuk i përmbajta dot lotët natën e parë dhe natën e dytë. Kishte momente që më preknin me duartrokitje, me komplimente që më jepnin nga salla.

Prej vitesh, Merita Halili jeton në Amerikë me familjen, ku edhe ka zhvilluar karrierën artistike së bashku me bashkëshortin, Raif Hyseni.

/Ora News.tv/