Nuk i ndahen gjarpërinjtë, 45-vjeçari kafshohet nga pitoni në tualet

Nuk i ndahen gjarpërinjtë, 45-vjeçari kafshohet nga pitoni

Një piton i gjatë 3 metra që fshihej në tualetin e një zyre në Tajlandë ka kafshuar organin gjenital të Terdsak Kaewpangpan.

45-vjeçari nga Bangkok u dërgua me urgjencë në spital pasi hoqi gjarprin me duar nga trupi i tij.

Ulërimat e tij detyruan kolegët që të hidhnin poshtë derën e tualetit për ta ndihmuar që të shpëtonte nga zvarraniku.      

"Ndjeja diçka që kafshoi penisin tim. Kur pashë gjarprin, instiktivisht e kapa dhe e hoqa nga organi. Duhet të isha treguar më i kujdesshëm. Para 2 muajsh, pashë një gjarpër në tualetin e shtëpisë. Nuk ma merrte mendja që mund të më dilte sërish", tha burri që u trajtua me 15 qepje në spital.

Ekipi e kapësve të gjarpërinjve arriti të nxjerrë zvarranikun nga tualeti para se të kafshonte ndonjë njeri tjetër.

EMISIONET