Nuk i dha fjalëkalimin e telefonit, gruaja djeg të gjallë bashkëshortin

Një grua indoneziane e dogji burrin e saj të gjallë, pasi nuk pranoi t'i jepte kodin e telefonit celular.

Dedi Purnama, 26 vjeç, ishte duke punuar për të riparuar tjegullat e çatisë, kur gruaja e tij Ilham Cahyani, 25 vjeç, kërkoi fjalëkalimin.

Ai refuzoi, duke shkaktuar një debat gjatë, pas të cilës ajo i hodhi benzinë dhe i vuri zjarrin.

Z. Purnama vdiq dy ditë pas incidentit në spital në provincës indoneziane, Nusa Tenggara.

Shefi i policisë së Lombokut, Yogi, tha se debati fillestar verbal midis çiftit u përshkallëzua kur Z. Purnama zbriti nga çatia dhe goditi gruan e tij.

EMISIONET