Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz do ta ndjek nga tribunat taknikun e "Selman Stërmasit" kundër Tiranës. Është ky vendimi i marrë nga Komisioni i Disiplinës, i cila e dënoi veprimin e teknikut pas ndeshjes me Bylisin, ku i kërkoi llogari treshes së gjyqtarëve.

Por, shkodranëve do t'i mungojë edhe tifozeria për dy ndeshjet e ardhshme në shtëpi, çka do të thotë se ato do të kthehen në fillim të dhjetorit. E pikërisht kjo ishte tema kryesore e trajtuar nga Jonuz në konferencën për shtyp para sfidës me kryeqytetasit.

Ndërkaq, tekniku nga Maqedonia e Veriut iu përgjigj interesit të mediave edhe për çështjen e mungesës së Hygor, dëmtimeve dhe gjendjes në tabelën e klasifikimit.

“ Futbolli luhet për tifozët dhe duhet të bëjmë çdo gjë që gjithmonë të luhet me tifozë. Këto janë dy klube historike, dhe është shumë mëkat që të luhet pa tifozë. E njohim mirë Tiranën, edhe ato e kanë ndryshuar trajnerin dhe i kanë dhënë ndryshim lojës që kanë dhënë rezultate.

"Të gjithë ne në Shqipëri e njohjim mirë njëri tjetrin, për arsye se edhe xhiroja e parë ka përfundim dhe e dimë, se ku, si dhe çfarë ka secili në skuadrat e tyre. Këto dy-tre ditët e fundit kam biseduar me lojtarët e mirë në lidhje me ndeshjen e kaluar dhe I kam dhënë një mesazh që nga kjo situatë të dalim edhe më të fortë.

"Është krejt normale që ndonjëherë skuadra të jetë në krizë. Kjo është një krizë rezultati dhe nuk është krizë e gjendjes së lojtarëve dhe të anës fizike, por është thjeshtë psikologjike. Edhe këto 15 pikë të cilët i kemi marrë me një skuadër e krijuar pothuajse e re këto muajt e fundit është një rezultat shumë i mirë.

"Skuadra e parë ka 20 pikë, dhe me një fitore diçka ndryshon. Ne si skuadër kemi treguar se luajmë më mirë jashtë dhe do të përpiqemi të marrim pikë edhe ndaj Tiranës. Unë kam biseduar me lojtarët e mirë që të përqëndrohen vetem tek temat e futbollit dhe tek gjendja e tyre sportive. Në këtë situata përballja me Tiranën është një sfidë shumë e madhe për lojtarët e mi.

Mendoj se janë të gatshëm që pas këtyre tre ditëve dhe kërkoj prej tyre që të japin çdo gjë nga vetja dhe rezultati do të vijë vete. Nga ana tjetër i dërgoj një mesazh tifozëve, që kur fitojmë e kanë të gjithë mirë dhe atëherë kur të jemi në vështirësi atëherë të na përkrahin. Për këtë ndeshje kthehet Gurishta, Ramadani dhe Hygor, dhe kjo është një diçka e mirë, sepse kur të mungojnë katër lojtarë kryesorë është një ndryshim shumë I madh.

"Në vijim do të vazhdojmë të jemi të përqëndruar vetem tek ndeshja dhe nga sot e tutje nuk do të japim asnjë koment në lidhje me vendimet e federatës dhe as të arbitrave. Ne të gjitha do t’ia lëmë drejtuesve të klubit dhe detyra e jonë është që të punojmë dhe të reagojmë në fushën e lojës me rezultate. Të gjithë ne duhet të qetësohemi pak dhe të përqëndrohemi në punën tonë, këto lojtarë janë që deri më tani kanë fituar 15 pikë dhe mendoj se deri në fund do të marrin edhe pikë të tjera.

"Diçka më ka hyrë në kokë pas ndeshjes me Bylisin dhe mund të bëjmë edhe mirë se çfarë kemi arritur deri më tash. Nuk është situata e parë që jam përballë me përvojën time si trajner dhe vazhdimisht në situata të tilla në skuadrat ku unë kam drejtuar kemi dalë fitimtar.  Do të shohim se cilët lojtar do të jenë në fushë në ndeshjen me Tiranën, sepse kemi shumë lojtarë që kanë nga dy apo tre kartonë të verdhë, sepse nuk përfundon kampionati në ndeshjen me Tiranën, sepse kemi edhe shumë ndeshje të tjera në vazhdim.

“Ne do të bëjmë si gjithmonë që përpara ndeshjes ta përgatisim skuadren. Marrëdhënia e ime me ndihmësit Osja dhe Lekiqi është e hapur dhe nuk kemi çështje të panjohura. Edhe gjatë atyre 90 minutave ne do të jemi në një lloj kontakti. Por mendoj se edhe në këto kushte lojtarët e mi, pavarësisht vështirësi do të japin maksimumin e tyre.”

“Unë kërkoj nga të gjithë edhe nga ju që të kemi një reagim pozitiv nga lojtarët nga trajnerët e mi por edhe nga ju, na ndihmon që të dalim nga kjo situatë. Unë nuk do të flas për stresin e lojtarëve. Por ajo që kam vënë re është sesa herë ne luajmë në shtëpi, sa herë nga sulmon skuadra kundërshtare kemi problem. Këtë duhet që ta shmangim dhe duhet që ta heqim nga koka këtë problem.

"Duhet që lojtarë ta nxjerrin nga vetja kompleksin e inferioritetit. Unë kam patur një rast të tillë dhe kam udhëhequr një skuadër që ka patur një gjendje psikologjike por jo të rezultatit. Asaj kohe i jam drejtuar një prej trajnerëve më të mirë të ish-Jugosllavisë.

"I kam kërkuar që si t'i jepja zgjidhje asaj situate. Thënia e tij ka qenë e qartë. Çdo trajner ka filozofinë e vet dhe duhet të gjendet mënyra sesi zgjidhet ky problem. Prandaj unë duhet që të gjej zgjidhjen sëbashku me të gjithë bashkëpuntorët e mi që të gjejmë mënyrët për këtë kaluar këtë situatë.”

Hygor? “Ai ka problemet e veta familjare. Unë dhe administrator Lici i kemi dhënë leje që të jetë afër nënës së vet dhe unë do të besoj se çdo gjë do t'i shkoj mirë. Ai ka dëshirë që të luaj tek Vllaznia. Ai do të kthehet dhe është një pika e fortë për ekipin tonë dhe ai do të na duhet," përfundoi Jonuz. 

/Ora News.tv/