Vetëm pak muaj mëparë u publikua filmi ‘I Love Tropoja’, protagoniste e të cilit ishte dhe aktorja e mirënjohur Marjana Kondi. Dhe në intervistën e fundit, në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA, Marjana Kondi foli për tropojanët.

Ester Bylyku: Sa je paguar për filmit ‘I Love Tropoja’? (qesh)

Marjana Kondi: Ee këtë nuk do ta them (qesh). Por mund të të them që jam kënaqur shumë, me një grup fantastik xhirimesh. Më kanë bërë shumë përshtypje edhe tropojanët. Ishin njerëz aq të dashur, aq mirëpritës. Madje në qoftë se ata do të vijnë në Tiranë, ne nuk mund t`i mirëpresim dot ata aq mirë.

/Ora News.tv/