Ata janë binjakë, por kanë lindur në data dhe dekada të ndryshme. Duket e pabesueshme por kështu ka ndodhur për vëllezërit Joslyn dhe Jaxon Tello në Pendleton, Indiana.

Ardhja në jetë e tyre në fakt ishte parashikuar për në 19 shkurt.

Por nëna e tyre Gilliam Tello u paraqit në spital natën e ndërrimit të viteve për shkak se nuk ndjente lëvizjet e fetusit në bark. Dhe kështu ajo u gjend përpara një lindje të papritur.

Në orën 11:37 të datës 31 dhjetor 2019, Gilliam lindi djalin Joslyn. Saktësisht 30 minuta më vonë, vëllai Jaxon erdhi në jetë në orën 12:07 të mëngjesit, më 1 janar të vitit 2020.

Secili prej binjakëve peshonte rreth 2 kg.

"Edhe më parë e kishim biseduar se do të ishte mirë që ata të lindnin në data të ndryshme. Por ja ku jemi me këtë surprizë - data të ndryshme, vite të ndryshme. Kjo ishte padyshim interesante për ne", thanë prindërit e binjakëve Gilliam dhe Jason Tello.

Binjakët gëzojnë shëndet të plotë por do të rrinë për një kohë të gjatë në spital.

Të dy kanë vëllezër më të mëdhenj,  5- dhe 10 vjeç, të cilët mezi i presin që të shkojnë në shtëpi.

/Ora News.tv/