Njihuni me 7-vjeçarin që fitoi 22 mln dollarë nga Youtube, ja çfarë bën

Ryan, një djalë 7-vjeçar, i cili bën video ku vlerëson lodrat është bërë i pasuri më i vogël në botë pasi ka fituar 22 milionë dollarë nga Youtube.

Kanali Ryan ToysReview përmban video të ndryshme, të cilat arrijnë më shumë se 1 milionë klikime brenda pak ditëve.

Të ardhurat e Ryan, të cilat nuk përfshijnë taksa apo tarifa për avokatët janë dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar.

I pyetur nga NBC se përse fëmijët shohin videot e tij, Ryan tha: “Sepse jam argëtues dhe komik.” Kanali u krijua nga prindërit e tij në vitin 2015 dhe videot kanë marrë pothuajse 26 miliardë klikime.

Në listën e publikuar nga Forbes, i dyti renditet Jake Paul, pasuria e të cilit është vetëm 500 mijë dollarë më pak se e Ryan.

EMISIONET