Njihuni me 5 efektet e specit djegës

Njihuni me 5 efektet e specit djegës

Speci djegës "ari i kuq i tavolinës" është një mrekulli për organizmin, disa i mbajnë larg, ndersa disa nuk bëjnë dot pa specat e kuq djegës në regjimin e tyre ushqimor.

Ajo që e bën specin djegës kaq të vecantë është kapsaicina enzima kryesore e specit të kuq që i jep jo vetëm shijen karakteristike, por edhe aftësinë që edhe një grimcë e vogël të të “përvëlojë” 

Kjo është arsyeja pse speci i kuq djegës është përdorur në mjekësinë tradicionale dhe ‘pastruese’.

Por, cilat janë tamam përfitimet e specit të kuq djegës?

Përshpejton metabolizmin

Për shkak se kapsaicina rrit lehtë temperaturën e trupit (që do të thotë se digjni më shumë kalori), speci i kuq djegës mund të nxisë metabolizmin.

Ndihmon kundër dhimbjeve

Disa kërkime kanë vërtetuar se kapsaicina ndihmon kundër dhimbjeve, për shkak se redukton të quajturën ‘susbstancë P’, një kimikat i rëndësishëm për transmetimin e dhimbjes.

Nëse përdorni një krem me kapsaicinë në fillim do të keni pak dhimbje dhe irritim, por më vonë do të ndiheni mirë.

Përmbajnë shumë antioksidantë

Antioksidantët, ato substanca që parandalojnë ose zvogëlojnë dëmtimet e qelizave të shkaktuara nga radikalet, gjenden me shumicë tek specat e kuq djegës.

Ato parandalojnë oksidimin ose dëmtimin e shkaktuar nga radikalet e lira, sidomos në lidhje me kolesterolin dhe trigliceridet.

Mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut

Kapsaicina ka dhënë prova se redukton kolesterolin dhe trigliceridet dhe ndihmon që qelizat të mos ngjiten me njëra-tjetrën dhe të formojnë mpiksje. Të gjithë këta faktorë promovojnë qarkullimin e shëndetshëm të gjakut.

A kanë specat djegës efekte anësore negative?

Produktet pikante, duke përfshirë këtu edhe specat e kuq djegës, nuk janë për këdo. Nëse keni probleme me djegien e stomakut dhe urthin pasi hani spec të kuq djegës, duhet të bëni kujdes me sasinë.

Ushqimet pikante si speci djegës gjithashtu irritojnë zorrët tuaja duke shkaktuar edhe diarre.

Ku mund ta përdorni specin djegës?

  • Në salca
  • Në pula të pjekura
  • Në supra
  • Në perime të pjekura
  • Mund të përgatisni një vaj me spec djegës

EMISIONET