Njeriu me "kukuvajkë" në listën e më të kërkuarve në Evropë

Njeriu me "kukuvajkë" në listën e më të

Një i arratisur i kërkuar në lidhje me vrasjen e një 21-vjeçari, i cili ishte therur në qafë, është shtuar në listën më të kërkuarve të Evropës.

Shane O'Brien, 29 vjeç, është i dyshuari kryesor në lidhje me sulmin e paprovokuar mbi Josh Hanson i cili vdiq në veriperëndim të Londrës, në tetor 2015.

Policia vitin e kaluar ka ofruar një shpërblim prej 50,000 paund për të gjetur z. O'Brien.

Ai ka një tatuazh të dallueshëm të një kukuvajke në shpinë.

Z. O'Brien, nga Ladbroke Grove, në perëndim të Londrës, u arrestua në Pragë në shkurt 2017.

Por ai përdori pseudonimin italian të Enzo Melloncelit, i mbështetur me dokumentacion të rremë, ku u lirua përkohësisht.

Ai gjithashtu kryeson listën më të kërkuarve të Agjencisë Kombëtare të Krimit.

Z. Hanson, nga Kingsbury në veri-perëndim të Londrës, u gjet me një plagë në qafë në një bar dhe u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.


EMISIONET